FOTO&VIDEO

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet, po koordinohemi me AKI-në

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione për sulmin e mbrëmshëm në Gllogjan të bashkëpunojë me policinë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se të gjitha kapacitetet shtetërore janë në dispozicion për zbulimin e këtij rasti.

“Unë jam kthyer në Kosovë dhe kam ardhë drejt në Deçan për ta takuar policinë dhe prokurorët e rastit për t’i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për zbardhjen e rastit. Dua t’i bëj ftesë qytetarëve që për çfarëdo informacioni t’i drejtohen prokurorisë dhe policisë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë”, tha ai.

Ai i ka dhënë ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse sipas tij, për çdo ditë ai i rëndon të tjerët.

“Ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti. Tash kemi informacione të ndryshme në rrugë të ndryshme të cilat policia e Kosovës është duke I trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista që po hetohen”, tha Sveçla.

Ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë speciale, prokurorin e rastit si dhe sipas tij kanë koordinim me AKI-në që rasti të zbulohet sa më parë dhe vrasësi të vihet para drejtësisë.

Kujtojmë që në sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në Gllogjan, humbën jetën tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa u lëndua një nxënës i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago