LAJME

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Sunny Hill Festival nis me rikthimin e Dua Lipës në qytetin e saj për të hapur festivalin si pjesë e turneut të albumit “Radical Optimism” në Prishtinë.

Pas saj, në skenën C4 do të performojë legjenda e muzikës elektronike, Fatboy Slim, fitues i 6 çmimeve MTV Video Music Awards, i cili do të mbajë energjinë deri në orët e para të mëngjesit.

Më 2 gusht, për herë të parë në Kosovë vjen ylli botëror Shawn Mendes, fitues i MTV Europe Music Awards, me performanca të mbushura me publik në arena si “O2” në Londër dhe “Madison Square Garden” në New York.

Shawn Mendes është i njohur edhe për stilin e tij të pastër, tekstet personale dhe lidhjen e fortë me fansat. Për shumë të rinj në mbarë botën, ai është bërë simbol i ndjeshmërisë dhe autenticitetit në skenën pop.

Në të njëjtën natë në C4 do të kënaqë publikun DJ brazilian Mochakk, i njohur me stilin e tij funky dhe i renditur në Top 100 DJ-të më të mirë në botë.

Natën e fundit, skena kryesore do t’i takojë projektit audiovisual të Matteo Millerit, Anyma, që kombinon muzikën elektronike me artin vizual. Në C4, festivali mbyllet me performancën e Peggy Gou, DJ dhe producentja e hitit “(It Goes Like) Nanana”.

Festivali sjell edhe artistë të tjerë si Artsssassin, Bookie, Deezy, Sainté, Sienna Spiro, Skream, Sugar Rush, Tommy Gold, TSHA dhe duetet energjike si Mygal B2B Edgar Kerri.

Në listën e emrave të mëdhenj janë edhe Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula dhe shumë të tjerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago