FOTO&VIDEO

SHBA aktivizon në Shqipëri Shtabin e Forcave Speciale për Evropën

Aktivizohet në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Komandës së Forcave Speciale Amerikane në Evropë. Ky shtab do ofrojë ekspertizë të lartë dhe do të sigurojë ndërveprueshmëri me Forcat Speciale shqiptare, por edhe me ato të rajonit.

Për ambasadoren amerikane Yuri Kim, prania e kësaj baze amerikane, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë.

“Vitin e kaluar mikpritët “Defender ‘21” duke dëshmuar se marrëdhënia jonë e sigurisë ishte gati për nivelin tjetër. Dhe ja ku jemi. Me vënien në funksion të Task Forcës për Ballkanin për herë të parë në histori, Shqipëria ndoshta për habi të të gjithëve, do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane”, u shpreh ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Ndërkohë ministri Peleshi theksoi se “ky vendim erdhi në momentin e duhur, në kulmin e pasigurive dhe situatës së zymtë që po kalon kontinenti ynë, si dhe dëshmoi për të disatën herë lidhjen e fortë që buron nga Partneriteti Strategjik i Shqipërisë me SHBA-të”.

“Vendi ynë e ka bërë të qartë qëndrimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, sipas kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Mbështetja jonë për Ukrainën ka qenë dhe do të vijojë të jetë e palëkundur. Kjo mbështetje konsiston në qëndrime politike, diplomatike, e cila kulmon me veprimet dhe qëndrimet tona në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe mbështetje të natyrës praktike ushtarake. Për më tepër, kush mendonte se do të na përçante në këtë situatë të vështirë, bëri llogari të gabuara, pasi, Aleanca jonë, BE-ja dhe gjithë Komuniteti Perëndimor u bashkuan dhe janë më të bashkuar se kurrë më parë, në mbështetje të Ukrainës”, theksoi ministri Peleshi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama: Vuçiqi e ka një makth – Kosovën

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…

2 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I vranë bashkëshorten dhe një fëmijë, por Mojtaba Khamenei është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët

“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…

4 orë ago
  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

16 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

18 orë ago