BOTA

SHBA dërgon James Glynn në Izrael, super gjenerali i luftës urbane në Irak

James Glynn, gjenerali që udhëhoqi Marinën amerikane në Irak dhe më pas fushatën për të ndaluar ISIS, ndodhet në Izrael. Ai është një nga oficerët me përvojën më të madhe, që është dërguar nga amerikanët për të këshilluar. Kështu është zbuluar nga faqja e internetit “Axios”.

Administrata Biden është e shqetësuar se Izraeli nuk është ende gati të nisë një pushtim tokësor me një plan që do të funksionojë, shkruan “New York Times”. Të gjitha burimet amerikane janë shumë të kujdesshme për të vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk po i thonë Izraelit “çfarë të bëjë”, por dërgimi i Glynn – i cili nuk do të qëndrojë në Izrael kur të fillojë ofensiva – dhe ushtarëve të tjerë shërben për të ndihmuar në analizimin e sfidave të një lufte urbane.

Izraeli duhet të vendosë, për shembull, nëse do të përpiqet të eliminojë Hamasin me sulme të kombinuara me ato forcave speciale (siç bënë avionët amerikanë dhe trupat irakiane dhe kurde në Mosul) ose nëse do të hyjë me tanke dhe këmbësorie (si marinsat dhe ushtarët amerikanë, së bashku me forcat irakiane dhe britanike në 2004 në Falluxha).

Në të dyja rastet do të ketë humbje, por në të dytën ato do të jenë më të larta, si tek civilët ashtu edhe tek trupat. Shumë në Pentagon besojnë se operacionet në Mosul dhe Raqqa të kryera më shumë se një dekadë pas ndërhyrjes në Falluxha janë një model më i mirë për luftën urbane. Por edhe në Mosul përllogaritjet e civilëve të vrarë janë nga 9 mijë deri në 11 mijë.

Administrata Biden po përgatitet gjithashtu për mundësinë që 600 mijë amerikanë që jetojnë në Izrael dhe Liban mund të kenë nevojë të evakuohen nëse lufta përshkallëzohet.

“Washington Post” shkruan se ky do të ishte skenari më i keq, “dhe ka skenarë që konsiderohen më të mundshëm”, por që duhet të merren ende në konsideratë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

4 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

18 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago