161014-N-OI810-601 WATERS SURROUNDING THE KOREAN PENINSULA (Oct. 14, 2016) The Navy’s only forward-deployed aircraft carrier, USS Ronald Reagan (CVN 76), steams in formation with ships from Carrier Strike Group Five (CSG 5) and the Republic of Korea Navy (ROKN) during Exercise Invincible Spirit. Invincible Spirit is a bilateral exercise conducted with the ROKN in the waters near the Korean Peninsula, consisting of routine operations in support of maritime counter-special operating forces and integrated maritime operations. Ronald Reagan is on patrol with CSG 5 supporting security and stability in the Indo-Asia-Pacific region. (U.S. Navy photo by Petty Officer 3rd Class Nathan Burke/Released)
Koreja e Veriut ka kërcënuar Uashingtonin dhe Seulin se do të paguajnë një “çmim të lartë” për shkak të stërvitjeve të mëdha ushtarake që këto vende nisën gjatë kësaj jave, duke u bërë thirrje që të ndalojnë “stërvitjet e luftës”.
Pheniani e ka shpallur Korenë e Jugut si “armiken kryesore”, ndërkohë që vendi hoqi dorë nga bashkimi i dy Koreve, duke u zotuar për luftë nëse do të shkelet një centimetër tokë e Veriut. Uashingtoni dhe Seuli kanë nisur stërvitjet e tyre vjetore ushtarake të hënën. Në stërvitjet e këtij viti marrin pjesë numër më i madh i trupave krahasuar me vitin 2023.
Këto stërvitje kanë për synim që të forcohet përgatitja në përgjigje ndaj kërcënimeve bërthamore të Veriut, kanë thënë dy shtetet. Stërvitjet kanë për qëllim kryesisht neutralizimin e kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut, duke përfshirë “identifikimin dhe goditjen” e raketave të lundrimit, për të cilat Pheniani kishte treguar se mund të mbanin koka bërthamore, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut javën e kaluar.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Veriut u bëri thirrje Uashingtonit dhe Seulit që të ndalin stërvitjet “e pamatura” dhe “të luftës”.
Ushtria e Phenianit “dënon fuqishëm stërvitjet e pamatura ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut dhe i paralajmëron ashpër që të ndalin çdo lëvizje që mund të shkaktojë provokim të mëtejmë dhe paqëndrueshmëri”, tha zëdhënësi përmes deklaratës, Reuters.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…