SHBA do të armatosë Ukrainën me raketa, sipas Reuters

Zyrtarët amerikanë po konsiderojnë armatosjen e ushtrisë ukrainase me raketa të avancuara kundër anijeve, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.

Duke cituar zyrtarë të administratës Biden, raporti thotë se Shtëpia e Bardhë mund t’i ofrojë Kievit Boeing Harpoon dhe raketa Naval Strike me të cilat të synojnë Flotën e Zezë Ruse, e cila aktualisht po bllokon portet e Ukrainës.

Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se rreth 20 anije të marinës ruse, duke përfshirë nëndetëse, janë aktive në rajon.

Gjithashtu thuhet se besojnë se armët mund të ndihmojnë që anijet ruse të largohen nga territori ukrainas dhe të lejojnë rifillimin e dërgesave të grurit dhe produkteve të tjera bujqësore.

Por raketat, të cilat kushtojnë rreth 15 milionë dollarë për raund dhe kanë një rreze veprimi prej 300 km, janë kryesisht raketa me bazë deti, që do të thotë se Ukraina mund të përballet me vështirësi për ta gjuajtur nga bregu.