Shtetet e Bashkuara do të evakuojnë Ambasadën e tyre në Kiev pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane paralajmërojnë se një pushtim rus i Ukrainës është gjithnjë e më i afërt, raporton Associated Press.
Zyrtarë të paidentifikuar të SHBA-së u cituan nga AP të kenë thënë se Departamenti i Shtetit planifikon të njoftojë më 12 shkurt se pothuajse të gjithë stafit amerikan në Ambasadën e Kievit do t’i kërkohet të largohet përpara një pushtimi rus.
Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar për të diskutuar çështjen publikisht, thanë se një numër i vogël diplomatësh amerikanë mund të zhvendosen në perëndimin e largët të Ukrainës, afër kufirit me Poloninë, një aleat i NATO-s, në mënyrë që SHBA të mund të mbajë praninë diplomatike në vend
Rusia ka mohuar se grumbullimi prej më shumë se 100,000 ushtarësh dhe pajisjeve ushtarake në zonat afër kufirit me Ukrainën është paralajmërim për një pushtim të mundshëm.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…