Taylor Schabusiness, e akuzuar për vrasjen e një të riu dhe gjymtimin e trupit të tij, ka sulmuar fizikisht avokatin e saj Quinn Jolly në sallën e gjyqit në SHBA, shkruan Sky News.
Jolly i kërkoi gjykatës në shtetin amerikan të Wisconsinit dy javë shtesë për të përcaktuar nëse klientja e tij është e aftë për të marrë pjesë në seancat gjyqësore.
Pasi gjyqtari Thomas Walsh ra dakord, 25-vjeçarja Schabusiness ka sulmuar fizikisht avokatin. Më pas ka reaguar polici i cili e ka rrëzuar në dysheme.
Ajo akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Shad Thyiron e gjymtimin e trupit të tij në shkurt të vitit të kaluar. Gjithashtu, ajo akuzohet se ka lënë pjesë të trupit në pjesë të ndryshme të një shtëpie dhe në një automjet.
Schabusiness më parë u deklarua e pafajshme dhe një seancë e re është caktuar për 6 mars. Jolly ka njoftuar se do të bëjë kërkesë që të mos jetë më avokati i saj.