Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos ndërmarrin veprime përshkallëzuese dhe t’i kthehen dialogut. Ajo përmendi edhe sulmin terrorist në Banjskë dhe kërkoi nga Serbia që të bashkëpunojë për të siguruar që një sulm i tillë mos të ndodhë më.
Thomas-Greenfield tha se Serbia ende nuk ka kërkuar llogari nga ata që e kanë planifikuar sulmin, duke shtuar se lideri i sulmit, duke iu referuar Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë, endet i lirë në Serbi.
“Duke qenë këtu, dua të kërkojmë vëmendjen e Këshillit sa i përket kërcënimeve për paqen dhe stabilitetin që vijnë nga jashtë Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ritheksojnë dënimin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit kaluar, që ka rezultuar me vdekjen tragjike të një togeri të policisë. Katër muaj kanë kaluar nga sulmi ndërkaq Serbia ende nuk ka marrë në llogari ata që kanë planifikuar dhe ekzekutuar sulmin. Lideri i vetëquajtur i sulmit, mbetet ende i lirë në Serbi. I bëjmë thirrje Serbisë që të kërkojë llogari të plotë nga organizatorët e këtij sulmi. Serbia duhet të bashkëpunojë më KFOR-in për të siguruar që një sulm i tillë të mos ndodhë më.”- tha ajo.