POLITIKE

SHBA i heq nga lista e zezë pesë shqiptare. Arsyeja – kanë vdekur

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), ka fshirë nga lista e të sanksionuarve ish-pjesëtarin e ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Balën dhe katër figura të tjera shqiptare të cilat ishin pjesë e listës. Arsyeja e largimit të tyre nga kjo listë është se ata kanë vdekur.

Bëhet fjalë për Haradin Balën, Jonuz Musliun, Sabit Gashin, Sait Rushitin dhe Xhemajl Hyseni. Ata janë shqiptarë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Haradin Bala, ka vdekur në vitin 2018. Emri i tij, sipas raportimeve të mediave, kishte figuruar në listë, së paku para vdekjes së tij, në vitin 2018.
Bala, i dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, vdiq më 31 janar, 2018, në shtëpinë e tij në Drenas.

Jonuz Musliu, po ashtu ka ndërruar jetë në janar të vitit 2018.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte po ashtu pjesë e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit. Që nga viti 2014, ai ishte kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si dhe Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit ishte zgjedhur në vitin 2016.

Sait Rushiti, është një ish-pjesëtar i UÇK-së në Maqedoni. Ai vdiq në vitin 2010. Ishte njëri nga 22 të akuzuarit për rastin e dyshimit të keqtrajtimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

Xhemajl Hyseni ka ndërruar jetë më 2010.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago