SHBA-ja të premten kreu sulme ajrore në Siri dhe Irak dhe bombarduesit B-1 të cilët fluturuan nga SHBA-ja për këto sulme ishin përdorur edhe gjatë luftës në Kosovë ndaj caqeve serbe, raporton BBC.
Bombarduesit B-1 konsiderohen si “shtylla kurrizore e forcës së bombarduesve me rreze të gjatë të Amerikës”, sipas Forcave Ajrore amerikane.
Çfarë dimë për këtë aeroplanë?
B-1 u zhvillua fillimisht në vitet 70-ta si zëvendësim për B-52 dhe ishte menduar si një parandalues bërthamor i Luftës së Ftohtë i aftë për të fluturuar në lartësi të ulëta për t’iu shmangur radarit sovjetik.
Zhvillimi i versionit më të ri, i njohur si B-1B Lancer, filloi në vitin 1981 dhe secili version i këtij aeroplani kushton rreth 317 milionë dollarë, sipas të dhënave të Forcave Ajrore.
Hera e parë që një B-1 u përdor në luftime ishte kundër Irakut gjatë Operacionit Desert Fox në vitin 1998. Gjithashtu edhe në Kosovë dhe Afganistan, raporton BBC.
B1 mbajnë ngarkesën më të madhe të çdo aeroplani të Forcave Ajrore (34,019 kg).
Ka një rreze interkontinentale dhe mund të fluturojë 1.2 Mach në nivelin e detit.
B1 është i gjatë 44.5 metra dhe ka një kapacitet hapje krahësh 41.8 metra.
Aeroplani drejtohet nga një ekuipazh prej katër vetash, duke përfshirë një komandant aeroplani, bashkë-pilot, oficer të sistemeve sulmuese dhe oficer të sistemeve mbrojtëse.