POLITIKE

SHBA-ja thotë se nuk ka ndryshuar qasje ndaj Serbisë

Politika amerikane ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar, ajo ka mbetur e njëjtë për shumë vite, i tha ambasada amerikane gazetës serbe Politika, kur u pyet nëse një raport i Pentagonit për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor mund të ndikojë në kursin e ardhshëm të Uashingtonit karshi Beogradit.

“Washingtoni e kupton interesin e Serbisë për zhvillimin e marrëdhënieve pozitive me një gamë të gjerë partnerësh, dhe ne presim që edhe partnerët tjerë serbë të tregojnë respekt të ngjashëm dhe mbështetje për qëllimet strategjike të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Në raportin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, i siguruar nga Radio Evropa e Lirë, thuhet se “Marrëdhëniet dypalëshe ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë kanë qenë të vogla përpara se Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandar Vuçiq të merrte pushtetin në Serbi në vitin 2012”.

Sipas raportit, Partia Përparimtare Serbe ka ndërmarrë hapa për të rritur marrëdhëniet e saj ushtarake me Rusinë, gjë që ka rezultuar me nënshkrimin e një marrëveshjeje zyrtare për bashkëpunim në mbrojtje, në nëntor të vitit 2013.

Por, ambasada amerikane në Beograd tha se ambasadori, Anthony Godfrey, kohët e fundit e ka sqaruar se është në interesin strategjik të SHBA-së që Serbia të zhvillohet si një shtet modern, demokratik, i prosperuar, në paqe me fqinjët e saj, duke demonstruar respekt të plotë për sundimin e ligjit dhe e përkushtuar të garantojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.

Gazeta Politika raporton se ambasada amerikane ka thënë gjithashtu se SHBA-ja mbështet plotësisht “qëllimin e deklaruar të Serbisë për integrimin evropian”, dhe se ajo respekton politikën e Serbisë për neutralitetin ushtarak.

REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago