Përfaqësuesi i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Ambasadori, Jeff Bartos, në mbledhjen e fundit të mbajtur në Këshill të Sigurimit, ku është diskutuar për Kosovën, ka ripërsëritur kërkesën e SHBA-së për mbylljen e UNMIK-ut.
Gjithashtu Bartos, ka konsideruar se mbledhjet e tilla të thirrura nga UNMIK-u janë humbje kohe dhe si të tilla ato ofrojnë mundësi që të përdoren politikisht për audienca të brendshme, nga Kosova dhe Serbia.
Sipas diplomatit amerikan, një gjë e tillë dëmton edhe punën e Këshillit të Sigurisë.
:Kolegë, nëse jemi të përkushtuar fort ndaj kauzës së paqes, duhet të sigurohemi gjithashtu që koha dhe burimet e Këshillit të shpenzohen në mënyrë efikase, aty ku është më e nevojshme. Këto takime të shpeshta dhe performuese mbi UNMIK-un janë të kota dhe e zvogëlojnë punën e rëndësishme që duhet të bëjë ky Këshill. Ky takim nuk po përparon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; po u jep një platformë politike disa audiencave vendase. Këto takime dëmtojnë institucionin”, ka thënë Bartos.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…