Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së planifikon të votojë muajin e ardhshëm një projekt-ligj që do të ndalojë rrjetin social popullor kinez TikTok në Amerikë.
Projektligji, i propozuar nga republikani Michael McCaul, do të lejojë Uashingtonin të ndalojë ligjërisht përdorimin e TikTok për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.
“Ne jemi të shqetësuar sepse ky aplikacion i jep qeverisë kineze akses në telefonat tanë”, tha McCaul për Bloomberg.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump u përpoq në vitin 2020 të bllokojë përdoruesit e rinj nga shkarkimi i TikTok dhe të ndalojë transaksionet e parave që do të bllokonin përdorimin e aplikacionit në SHBA, raporton Reuters.
Në qershor 2021, administrata e Presidentit Joe Biden e braktisi zyrtarisht idenë.
Tik Tok, i cili ka më shumë se 100 milionë përdorues në SHBA, po përpiqet të bindë Uashingtonin se nuk mbledh të dhëna personale të qytetarëve, as nuk mund të hyjë në përmbajtjen e tyre në telefon dhe se nuk mund të manipulohet nga Partia Komuniste Kineze apo kushdo tjetër nën ndikimin e Pekinit.
Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…
Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…
“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…
Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…