FOTO&VIDEO

SHBA, nga COVID-19 varrimet bëhen si në kinema, të pranishmit e ndjekin nga makinat

Një nga aspektet më të trishtueshme të gjithë pandemisë së koronavirusit, është padyshim pamundësia për të nderuar deri në fund personat që kanë ndërruar jetë, jo vetëm për shkak të COVID-19, sepse masat shtrënguese të distancimit social interesojnë të gjithë ceremonitë ku parashikohen grupe njerëzish.

Por disa kanë filluar të mendojnë edhe për këtë pjesë, duke i paraprirë një procesi që në të ardhmen mund të jetë rutinë.

Në San Antonio, në Teksas, një varrezë e qytetit amerikan u shndërrua në të parën institucion të atij lloji që ka realizuar një transmetim drejtpërdrejt të ceremonisë.

Ndërkohë që brenda kishës ku zhvillohet ceremonia, ndodhen vetëm familjarët e ngushtë, jo më shumë se 10, gjithë të tjerët mund ta shihnin ceremoninë live në disa ekrane të mëdha, më së shumti të ulur në automjetet e tyre. Diçka jo e ndryshme nga kinematë verore me të cilat janë mësuar gjenerata të ndryshme amerikanësh, por me subjekt padyshim të ndryshëm.

Disa prej tyre mund të afroheshin me makinë afër një dritareje ku shihnin për pak momente të ndjerin, dhe ata që dëshironin të thoshin një fjalë ngushëlluese familjes, e kishin mundësinë përmes një mikrofoni, pa lëvizur edhe në atë akt nga automjeti.

Shërbimi i varrezave të Mission Park siguronte edhe transmetimin online në websitin e tyre, duke mundësuar homazhet edhe atyre që ndodheshin larg ose në karantinë.

“Shërbimi është falas”, shpjegon menaxheri i varrezave, Dick Tips. “Familjet tona po vuajnë shumë, duam të bëjmë gjithçka që ta lehtësojmë sa më shumë ketë moment”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago