SHBA paralajmëron Kinën për vijë të kuqe lidhur me luftën në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan swrish Kinën nwse nuk ofrojnw ndihmë materiale dhe të sigurisë për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke përcaktuar një vijë të kuqe nga Uashingtoni në prag të vizitës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Pekin në fillim të shkurtit.

Bisedimet dy-orëshe të së martës erdhën pasi Kina hodhi poshtë një propozim amerikan për bisedime midis Sekretari të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Ministrit të Mbrojtjes të Kinës Wei Fenghe për menjanimin e konfliktit ushtarak në fillim të këtij muaji.

Ministri kinez, Wei, del në pension në muajin mars. Li Shangfu, një anëtar i ri i Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë Komuniste Kineze shihet gjerësisht si ministri i ardhshëm i mbrojtjes kombëtare të Kinës.

Shtetet e Bashkuara i vunë sanksione Li në vitin 2018 për shkak të blerjeve të avionëve luftarakë rusë dhe sistemeve raketore të avancuara. Por sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, sanksionet ndaj zotit Li nuk do ta pengonin atë të zhvillonte takime me zyrtarët amerikanë.
Kevin McCarthy. Zoti McCarthy tha vitin e kaluar se do të vizitonte Tajvanin nëse do të merrte postin, veprim që do të zemëronte Kinën. Kina pretendon sovranitet mbi demokracinë e vetëqeverisur, një pretendim i hedhur poshtë nga Tajvani.