BOTA

SHBA përfundon tërheqjen nga Afganistani, Pentagoni: Fundi i 20 viteve luftë. Talebanët: Jemi të pavarur

Avionët e fundit amerikanë u larguan nga aeroporti i Kabulit, duke i dhënë fund luftës 20-vjeçare për SHBA-në. Kjo u njoftua nga Pentagoni, ndërsa për të festuar ngritjen e fluturimeve amerikane, talebanët qëlluan në ajër në zona të ndryshme të kryeqytetit afgan. Të shtënat erdhën veçanërisht nga pikat kryesore të kontrollit, ndërsa thirrje gëzimi u dëgjuan nga pozicionet në zonën e dikurshme të gjelbër.

“Tërheqja e sotme do të thotë si përfundimi i evakuimit të materialit ushtarak ashtu edhe fundi i misionit gati 20-vjeçar që filloi në Afganistan menjëherë pas 11 shtatorit”, njoftoi gjenerali Kenneth McKenzie, kreu i komandës qendrore amerikane.

“Është një mision që e solli Osama Bin Ladenin para drejtësisë së bashku me shumë bashkë-komplotistë të Al Kaedës”, vazhdoi ai.

Ai siguroi se nuk ka ushtarë amerikanë në Afganistan, të gjithë ata janë larguar nga vendi, ndërsa mbetur më pak se 250 civilë amerikanë.

Avioni i fundit u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kabulit në mesnatë me orën afgane. Gjithashtu, në bord ishin ambasadori amerikan dhe një gjeneral, i fundit që u largua nga vendi.

McKenzie shpjegoi mbylljen e misionit amerikan në Afganistan një ditë më herët se afati i paralajmëruar, pikërisht me faktin se në Afganistan tashmë është 31 gusht. Ai tha se talebanët kanë qenë “pragmatikë” dhe “efikasë” dhe se në vend ka të paktën 2 mijë luftëtarë “të ashpër” të ISIS.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago