Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një anije cisternë nafte që po shkonte drejt Venezuelës pas një ndjekjeje më shumë se dy-javore përtej Atlantikut, raportoi Reuters , duke cituar dy zyrtarë amerikanë.
Burimet thanë se operacioni u krye nga Roja Bregdetare dhe ushtria amerikane. Sipas burimeve, anije luftarake ruse, përfshirë një nëndetëse, ishin afër në kohën e sekuestrimit.
Anija, që nisi udhëtimin nga Irani dhe kishte për qëllim të shkonte në Venezuelë për të marrë naftë, është pjesë e ashtuquajturit “shadow fleet” – një rrjet anijesh që transporton naftë për Rusinë, Iranin dhe Venezuelën pavarësisht sanksioneve amerikane dhe aleate.
Në dhjetor, ekuipazhi i Marinera-s i ka shpëtuar një tentative amerikane për t’u ngjitur në bord pranë ujërave venezuelase, pastaj ka ndryshuar drejtimin dhe është nisur drejt Atlantikut.
Për të kërkuar mbrojtje, anija u ritregua nën flamurin rus dhe u regjistrua zyrtarisht në regjistrin detar të Rusisë me emrin Marinera, një lëvizje që ka komplikuar përpjekjet për kapje.
Sipas raportimeve, Rusia ka dërguar një nëndetëse dhe anije të tjera luftarake për të shoqëruar tankerin ndërsa ai lundron drejt veriut, ndoshta drejt portit rus të Murmanskut, ndërkohë që SHBA ndjek nga afër anijen në Atlantikun e Veriut.
Të dhënat e gjurmimit të anijes tregojnë se ajo ka arritur pranë zonës ekskluzive ekonomike të Islandës, ndërsa aktiviteti i forcave amerikane përfshin edhe avionë patrullimi dhe pajisje ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.
Rusia ka protestuar diplomatikisht dhe ka kërkuar që SHBA të ndalojë ndjekjen, duke argumentuar se anija tani është nën mbrojtjen e saj.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…