Beteja për Ballkanin midis Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse po hyn në fazën e saj të fundit! Perëndimi nuk ka arritur të prishë raportet midis Beogradit dhe Moskës, dhe tani po përgatitet goditja përfundimtare.
Serbia ështe ‘kali i Trojes’ i Rusisë në Ballkan, dhe shumë shpejtë Rusia do të dëbohet nga Ballkani.
Ky paralajmërim dramatik vjen nga Jelena Guskova, eksperte ruse për Ballkanin dhe drejtuese e Qendrës për Studimin e Krizës Bashkëkohore të Ballkanit në Institutin e Studimeve Sllave të Akademisë së Shkencave Ruse. Guskova thekson se në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur ta heqin qafe Rusinë nga Serbia me mjete të ndryshme, por që ajo ka dështuar.
Kujtom se Rusia, kishte ndikim tradicional në Mal të Zi, Maqedoni dhe Bullgari por këto vendi tani janë anëtare të NATO-së dhe tani ndikimi i vetëm i Rsusisë, në Ballkan, është Serbia.
“Serbia ndodhet mes dy zgjedhjeve ose të largohet nga Moska, ose të shndërrohet në një Ukrainë të dytë”, thotë Guskova.
Sipas saj, pavarësisht dështimeve të deritanishme, Perëndimi nuk do të ndalet së përpjekuri për të prishur bashkëpunimin Serbi-Rusi.
“Beteja për Ballkanin midis Perëndimit dhe Rusisë po hyn në fazën e saj të fundit. Vitet e fundit, ata janë përpjekur të na dëbojn nga rajoni me mënyra të ndryshme: përmes menaxhimit të mediave, përmes veprimtarive të organizatave joqeveritare në Serbi që operojnë nga paratë perëndimore, përmes investimeve të Perëndimit, etj … Por, doli se kjo nuk majfton”, thekson Guskova në një intervistë për agjensinë ruse të lajmeve ‘EA Dayli’.
Perëndimi nuk ka hequ dorë nga detyra që i ka vendosur vetes, për të dëbuar Rusinë nga Ballkani.