Janë 1,874 emigrantë shqiptarë nga Shqipëria dhe 118 nga Kosova në SHBA rrezikojnë të dëbohen pas urdhrit të presidentit Trump për depërtimin e emigrantëve të paligjshëm.
Lista është publikuar në Fox News më 27 janar.
Të paktën, kështu tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fox News”, duke cituar dokumentin zyrtar të ICE-së të lëshuar në nëntor të vitit që lamë pas.Administrata Trump, e cila mori detyrën këtë muaj, ka nisur një fushatë agresive për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.
Pas betimit në detyrë, Trump ka premtuar se do të rrisë në mënyrë drastike dëbimet, por po ashtu tha se për disa individë mund të mos jetë e sigurt që do të rrinë në vendet e origjinës.
Por, po ashtu, presidenti Donald Trump njoftoi se administrata e tij planifikon të dërgojë “kriminelët e huaj më të këqij” në një qendër paraburgimi në Gjirin e Guantanamos, në Kubë.
Në Guantanamo pritet që të ndërtohet një qendër për emigrantët me kapacitet deri 30 mijë persona.
Baza detare amerikane në Gjirin e Guantanamos në Kubë, ku tashmë strehohen emigrantë do të jetë e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë amerikane për të dyshuarit për terrorizëm dhe do të përdoret për Haitianët dhe Kubanët të kapur në det.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…