44876529 - waving flag of usa on flagpole, on blue sky background.
Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi të sanksionojë 3 zyrtarë të tjerë në Bosnje dhe Hercegovinë për kërcënim ndaj sundimit të ligjit, sigurisë rajonale dhe aspiratave të atyre që kërkojnë qeverisje funksionale demokratike.
Sipas Zërit të Amerikës një ndër personat e sanksionuar është Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i përgjithshëm i Agjencinë së Sigurisë dhe Zbulimit të Bosnjës e Hercegovinës, i cili akuzohet se keqpërdori një kompani telekomunikacioni në pronësi të qeverisë për të mirën e Partisë për Veprim Demokratik. Gjithashtu dyshohet se Osman Mehmedagiç ka bashkëpunuar me rrjete kriminale për përfitime personale dhe partiake.
Dragan Stankoviç, drejtor i Administratës së Republikës Serbe për çështje pronësore juridike është personi i dytë i sanksionuar, i cili dyshohet se është përpjekur për të uzurpuar pronën e Bosnjës dhe Hercegovinës në territorin e Republikës Serbe në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe një vendimi të vitit 2005 të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë.
Personi i tretë i sanksionuar është Edin Gaçanin, një trafikantë famëkeq narkotikësh. Përveç përpjekjeve për trafikimin e narkotikëve nëpër vende të ndryshme, karteli i Edin Gaçaninit është përfshirë në pastrim parash dhe është i lidhur me Grupin e Krimit të Organizuar Kinahan, i cili më parë ishte sanksionuar nga Thesari për rolin e tij si një organizatë e rëndësishme kriminale ndërkombëtare.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…