“Nuk funksionon asgjë, çdo operacion është i kotë ndaj këtij”. Ky ishte vlerësimi jo pak i mërzitur i një prej pilotëve më ekspertë të aviacionit ushtarak amerikan, i përfshirë në një betejë që po e shihte at në vështirësi totale ndaj armikut.
Nuk bëhet fjalë për një pushtues alien, si në filmin e njohur “Indipendence Day”, por për finalen e një turneu të veçantë, të financuar nga Pentagoni dhe të organizuar nga projekti DARPA (Defense Advanced Research Projects Agency), i cili si objektiv ka patur një vlerësim më të thellë mbi diferencat dhe përparësisë së inteligjencës artificiale ndaj njeriut.
Dhe në fakt, piloti fitues ishte pikërisht një robot, i ndërtuar enkas nga kompania Heron Systems në Maryland.
Roboti fitoi praktikisht të 5 ndeshjet ndaj pilotit ekspert, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por me nofkën “Banger”. Roboti pati përparësi veçanërisht në momentin kur shtoi agresivitetin e tij, duke kryer manovra që ndoshta një qenie njerëzore, që ka edhe një shtëpi ku të kthehet, nuk do të tentonte kurrë.
Prej kohësh flitet për një avantazh të këtyre robotëve-pilotë, të paktën në betejat ajrore, dhe mendohet që studimi i DERPA mund të shtojë rrugën për një përdorim më masiv në terren të inteligjencës artificiale, duke filluar nga projekti Skyborg, ku mendohet se dronët do të fluturojnë së bashku me aeroplanët të pilotuar nga njerëz edhe në misione të vështira.