Serbia tashmë është duke shkuar drejt mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të cilat do të organizohen më 21 qershor të këtij viti.
Mes paralajmërimeve të opozitës për bojkot të zgjedhjeve dhe grevave të urisë nga liderët opozitarë atje, kanë ardhur edhe reagime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kërkojnë që në zgjedhje të mos garojnë persona të cilët janë dënuar për kriime lufte.
Komiteti Për Punë të Jashtme i Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se në lista zgjedhore nuk duhet të jenë emrat e kriminelëve të luftës.
“Serbia nuk duhet të ketë në garën zgjedhore kriminelë luftë”, thuhet në reagimin e House Foreign Affairs Commite.
Serbia should not have war criminals running in its elections.https://t.co/j6fDNQLXzg
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) May 26, 2020