Pas 5 vitesh, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka hequr “non gratën” kryedemokratit Sali Berisha.
Burime për Klan News bëjnë me dije se ky vendim i është komunikuar Berishës përmes një telefonate nga e Ngarkuara me Punë në vend, Nancy VanHorn.
Teksa ne presim një deklaratë zyrtare Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, ai e konfirmoi vetë para gazetarëve.
“Ajo që mund t’ju them ju dhe çdo shqiptari, u than ë Parlamentin e Shqipërisë, u ktheva! I kam të gjitha! Derisa jam këtu do të thotë se kam pasur komunikim zyrtar! E gjitha çka mund të them është unë u ktheva. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata”, deklaroi me bindje kreu i PD-së.
“Kam patur një sanksion, vizën”, shtoi ai, duke theksuar se termin ‘non grata’ e shpikën kundërshtarët e tij politikë.
Para se të prononcohej lidhur me vendimin e rëndësishëm, ai shkoi në sallën e Parlamentit, ku u prit me duatrokitje nga të djathtët. “Unë erdha, u krye” – ishin tre fjalët që tha, duke sinjalizuar atë që tanimë e ka konfirmuar.
Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulme ajrore për natën e dytë…
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani “ka marrë shumë kohë për të negociuar”…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një postimi të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane,…
Postimet e fundit të shkrimtarit dhe ish-politikanit Ben Blushi kanë ndezur një tjetër “zjarr”. Blushi,…
Vetëm mbi tre muaj pas nisjes së konfliktit në Gjirin Persik është vënë në pah…