SHBA-të bëjnë me dije se kanë kryer një seri sulmesh ndaj objekteve ushtarake dhe të mbikëqyrjes së Iranit, në përgjigje të rrëzimit të një helikopteri amerikan në Gjirin Persik.
Sipas Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (Centcom), sistemet e mbrojtjes ajrore, stacionet e kontrollit tokësor dhe vendet e radarëve u goditën pranë Ngushticës së Hormuzit.
Në përgjigje, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se kanë kryer sulme ndaj 21 objektivave në bazat amerikane në rajon, përfshirë një në Bahrein dhe një tjetër në Jordani, ndërsa ushtria e Kuvajtit njoftoi se po zmbrapste gjithashtu një sulm.
SHBA-ja i ka përshkruar sulmet e saj si “një përgjigje proporcionale” ndaj rrëzimit të helikopterit Apache të hënën, ndërsa IRGC-ja i cilësoi ato si “barbare”.
Më herët, Centcom njoftoi se dy anëtarë të ekuipazhit të helikopterit u shpëtuan nga një dron detar amerikan. Kjo ishte hera e parë që ushtria amerikane konfirmoi publikisht përdorimin e këtij lloji mjeti në një operacion të tillë.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Irani përdori një dron për të kryer sulmin ndaj helikopterit. Megjithatë, nuk është e qartë nëse droni iranian e kishte goditur qëllimisht helikopterin, tha për CBS News, një zyrtar amerikan që nuk u identifikua. Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Mehr raportoi se Irani nuk kishte marrë përgjegjësinë për rrëzimin e mjetit fluturues.
Si kundërpërgjigje, Centcom deklaroi se avionët luftarakë amerikanë “goditën sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore, stacionet e kontrollit tokësor dhe radarët e mbikëqyrjes pranë Ngushticës së Hormuzit”.
IRGC-ja tha se sulmet amerikane dëmtuan një kullë telekomunikacioni dhe dy rezervuarë uji.
Vetëm mbi tre muaj pas nisjes së konfliktit në Gjirin Persik është vënë në pah…
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…