Të mërkurën e 9 marsit, Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-ve në Evropë hapi selinë e saj me bazë në Shqipëri, duke synuar rritjen e stabilitetit rajonal, tha kreu i saj gjeneralmajor, David Tabor.
Një grup prej 12 deri në 15 anëtarësh të Task Forcës Ballkanike do të bazohet në Tiranë për të koordinuar trajnimin e përbashkët dhe të kombinuar të shkëmbimit dhe angazhimet e elementeve të mbështetjes ushtarake civile, tha Tabor.
Gjeneralmajori tha se vendndodhja qendrore e Shqipërisë në Ballkan qëndron pas vendimit për hapjen e komandës atje.
Do të jetë prania e parë e përhershme ushtarake e SHBA-ve në Shqipëri, tha ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Me anë të një postimi në median sociale, Twitter, Kim e konsideron hapjen e kësaj selie si një “pikë historike” në bashkëpunimin mes dy vendeve.
Zyrtarë të lartë shqiptarë thanë se hapja e një zyre të tillë ushtarake amerikane është shumë e rëndësishme tani.
Hapja e komandës në Tiranë “erdhi në momentin e duhur, në kulmin e pasigurisë për shkak të situatës së zymtë në kontinent pas agresionit rus”, tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…