Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, mbërriti të hënën në Abu Dhabi për të zhvilluar bisedime me shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës dhe një delegacion rus, me synimin arritjen e një marrëveshjeje paqeje për të përfunduar luftën në vazhdim, raporton Financial Times.
Sipas raportit, që citon një zyrtar amerikan dhe dy persona të njohur me takimin, Driscoll dhe delegacioni rus filluan diskutimet të hënën në mbrëmje, ndërsa bisedimet pritet të vazhdojnë të martën. Driscoll pritet të takohet me Kyrylo Budanov, kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR).
Takimet në Abu Dhabi vijnë pas progresit të arritur gjatë bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë gjatë fundjavës. Zyrtari amerikan i cituar nga Financial Times theksoi se Driscoll ka qenë “shumë i përfshirë në këtë proces paqeje këto ditë” dhe se roli i tij është të komunikojë pikëpamjet amerikane me Rusinë.
Ende nuk është e qartë nëse palët në Abu Dhabi po takohen bashkërisht apo po zhvillojnë diskutime të ndara, sipas raportit.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…