Një ditë pas “premtimit” rus për zvogëlim të sulmeve në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë drejt Rusisë dhe në rast se jetojnë atje të largohen urgjentisht nga vendi.
Këshilli amerikan bëri me dije se ka raporte të vazhdueshme për shtetas amerikanë “të ndaluar nga ushtria ruse”.
Zyrtarët bëjnë me dije se ushtria ruse ka arrestuar edhe shtetas amerikanë që ndodhen në Ukrainë si dhe qytetarë në tentativë e sipër për tu evakuuar nga vendet e pushtuara nga Rusia, shkruan BBC.
“Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e SHBA-ve.
SHBA pezulloi ambasadën dhe konsullatën e saj në Ukrainë disa ditë pasi ushtria ruse hyri në Ukrainë.
Zhvillimet e fundit të luftës Rusi-Ukrainë
Forcat ruse kanë sulmuar në orët e para të mëngjesit, një tjetër qytet të Ukrainës, Lysychansk, sipas skynews. “Janë dëmtuar shumë ndërtesa, ndërkohë ende nuk ka të raportuar për viktima,” tha guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Gaidai. “Shumë ndërtesa të tjera janë shkatërruar. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë personat që kanë mbetur në rrënoja.”
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se njësitë ruse po detyrohen të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t’u riorganizuar dhe rifurnizuar dhe paralajmëroi se reduktimi i forcave në terren mund të nënkuptojë më shumë sulme raketore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e së martës, në të cilat, Rusia tha se do të zvogëlonte operacionet pranë Kievit dhe Chernihiv -treguan disa shenja pozitive, por ato nuk i ndalën shpërthimet e predhave ruse.
Premtimi rus është pritur me skepticizëm nga shumë njerëz, me presidentin e SHBA-së Joe Biden që tha se ai nuk po e lexonte atë derisa të shihte se cilat janë veprimet e tyre dhe liderët evropianë i bëjnë thirrje Perëndimit të mos heqë rojet