BREAKING NEWS

SHBA udhëzon stafin në Izrael të largohen, luftanija amerikane arrin në Izrael

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar shtetasit e SHBA’së që të mos udhëtojnë në Izrael. Ndërsa ambasadori amerikan Mike Huckabee i ka njoftuar personelin jo esencial të ambasadës amerikane që të largohen që sot nëse duan.

Huckabee i ka njoftuar stafin që në orët e para të mëngjesit të të premtes që të largohen sa më parë nëse duan pasi do të shtohet kërkesa së shpejti.

 

Kina komunisye gjithashtu ka këshilluar shtetasit e saj që të përforcojnë masat e sigurisë dhe të jenë të gatshëm për urgjenca duke u thirrur në shtim të rrezikut të sigurisë.

Plot shtete të tjera tashmë kanë udhëzuar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë apo edhe të largohen nga Lindja e Mesme.

Luftanija më e madhe dhe më e sofistikuar në botë, USS Gerald R. Ford tashmë ka ankoruar në portin izraelit të Haifa të premten dhe është në gatishmëri për veprime operacionale.

Sipas raporteve të fundit edhe Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane i ka raportuar planin operacional presidentit amerikan Donald Trump pavarësisht se pretendohet se kishte përparim në bisedimet në Gjenevë mes SHBA’së dhe teokracisë islamiste të Iranit.

 

SHBA ka dislokuar forca të shumta ajrore dhe infrastrukturë mbështetëse për një fushatë të gjatë dhe përfundimtare ndaj regjimist terrorist islamist të Iranit që refuzon të heqë dorë nga veprimtaria terroriste si në rajon dhe në botë. Qindra aeroplanë vetëm luftarak raportohet të jenë dislokuar nëpër bazat ajrore në shtetet e Lindjes së Mesme./gazetametro.net


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago