Pronari i një kompanie private në Fushë-Kosovë e ka raportuar në Polici punëtorin i cili dyshohet se e shiti veturën e punës bashkë me mjetet e punës për 9500 euro.
Sipas raportit të Policisë, rasti ishte raportuar më 12 korrik. Pas punës hetimore, më 31 korrik, Policia ka arrestuar të dyshuarin.
Vetura i është kthyer pronarit, pa mjete pune.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën penale “keqpërdorim i besimit”.