LAJME

Shefi i CIA: 315 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë, Rusia ka marrë një goditje

Shefi i CIA, William Burns ka inkurajuar shtetin e tij, Shtetet e Bashkuara për ta ndihmuar edhe më shumë Ukrainën, përndryshe ka paralajmëruar se do të bëhej një gabim i “përmasave historike”, raportoi Zëri i Amerikës.

Burns dha disa detaje interesante për luftën gati dyvjeçare në Ukrainë. Ai tregoi se ushtria e Vladimir Putinit ka pësuar një goditje serioze në përpjekjen për modernizimin ushtarak.

“Të paktën 315000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur, dy të tretat e të gjitha tankeve që kishte Rusia para luftës janë shkatërruar dhe programi i Putinit për modernizimin ushtarak prej dekadash ka pësuar një goditje”, tha Burns në revistën “Foreign Affairs”.

Shefi i CIA foli për shkak të bllokimit në Kongres të propozimit për dërgimin e më shumë ndihmave ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.

Votimi në Kongres i propozimin për një ndihmë të re prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën është i ndërlidhur me projekt ligjin për forcimin e kontrolleve të imigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë. Por detajet e ligjit të ri të imigracionit nuk janë zgjidhur ende dhe legjislacioni i përgjithshëm është bërë tashmë pjesë e fushatës presidenciale, duke rritur më tej dyshimet mbi miratimin e ndihmës së re për Ukrainën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

14 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

17 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

18 orë ago