Vladimir Putin pritet të ndërmarrë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë territorin në rajonin e Kurskut të kapur nga trupat ukrainase. Ky është paralajmërimi i bërë publik nga zëvendësdrejtori i CIA-s amerikane, David Cohen. Por, sipas zyrtarit të lartë të inteligjencës amerikane forcat ruse do të hasin me “një luftë të vështirë”.
“Ne mund të jemi të sigurt se Putini do të ndërmarrë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë atë territor. Unë mendoj se pritshmëria jonë është që kjo të jetë një luftë e vështirë për rusët. Putin, jo vetëm që do të duhet të përballet me faktin se ka një vijë të frontit brenda territorit rus me të cilën ai do të përballet, por ai duhet të përballet edhe me jehonën në shoqërinë e tij për faktin se kanë humbur një pjesë e territorit rus”, tha David Cohen.
Cohen tha në një konferencë për industrinë e sigurisë kombëtare amerikane, se rëndësia e inkursionit ukrainas, i cili ka kapërcyer rreth 777 km katror të provincës ruse, mbetet për t’u parë. Ndërsa Kievi ka thënë se nuk ka ndërmend të aneksojë zonën që ka kapur, trupat ukrainase po ndërtojnë linja mbrojtëse dhe duket se ata synojnë të mbajnë “disa nga ai territor për një periudhë kohore”, tha Cohen në Samitin e Inteligjencës dhe Sigurisë Kombëtare, raporton A2.
Cohen pranoi faktin se Rusia ka bërë fitime territoriale por “me kosto të jashtëzakonshme” në trupa dhe pajisje dhe “mundet ose jo” të kapë qendrën kryesore logjistike të Ukrainës, Pokrovsk.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…