Shefi i mbrojtjes i Putinit, Sergei Shoigu, ka treguar publikisht për herë parë qëllimin e planifikuar të Rusisë për luftën në Ukrainë.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi se qëllimi është rikthimi në Bashkimin Sovjetik. Duke folur me personelin ushtarak, z. Shoigu tha: “Së shpejti, do të ketë përsëri Bashkim Sovjetik dhe ne do të jetojmë përsëri në paqe”.
Ukraina ka thënë më parë se konflikti është një përpjekje e paprovokuar për të ripushtuar një vend që u çlirua nga sundimi i Moskës me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në 1991.
Kjo vjen pasi fati i termocentralit të dytë më të madh të Ukrainës ishte i varur në dyshim të mërkurën pasi forcat e mbështetura nga Rusia pretenduan se e kishin kapur atë të paprekur, por Kievi nuk konfirmoi pushtimine tij, duke thënë vetëm se luftimet ishin duke u zhvilluar aty pranë.
Kapja e termocentralit Vuhlehirsk me qymyr të epokës sovjetike në Ukrainën lindore do të ishte fitimi i parë strategjik i Moskës në më shumë se tre javë luftime në atë që ajo e quan “operacionin e saj special” për të çmilitarizuar dhe “denazifikuar” fqinjin e saj.
Rritja e çmimeve të energjisë dhe mungesa globale e grurit që kërcënon miliona në vendet më të varfra me uri janë ndër efektet e gjera të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Rusia reduktoi furnizimet e gazit në Evropë të mërkurën në një ngecje energjetike me Bashkimin Evropian.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…