Shefi i opozitës krijon tollovi në Kuvendin e Serbisë, para syve të Daçiqit dhe Bërnabiqit

Kryetari i Lëvizjes serbe Dveri dhe shefi i Lidhjes për Serbinë opozitare, Bosko Obradovic ka ndërprerë për disa qaste seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë.

Në shenjë proteste, për disa minuta fishkëlloi me një filikaç për të kundërshtuar qeverisjen e Ana Bërnabiqit dhe presidentit, Aleksandër Vuçiq.

Pas këtij veprimi, kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkovic kërkoi që Obradoviq të dëbohet nga seanca. “… bëjë thirrje për siguri për ta shoqëruar atë nga salla”, ishte kërkesa e saj.

Obradovic qëndroi jashtë karriges së tij dhe nuk pranoi të largohej nga seanca, duke diskutuar me siguri.

Ai bërtiti me parulla kundër qeverisë serbe dhe presidentit kur iu dha fjala kryeministres, Ana Brnabic. I pranishëm në seancë ishte edhe ministri i jashtëm, Ivica Daçiq.

Më poshtë, disa foto të publikuara nga mediat beogradase: