Gjenerali amerikan Mark Milley, është shprehur se rusët kanë humbur afërsisht 20-30% të forcës së tyre të blinduar gjatë luftës në Ukrainë.
“Kjo është e rëndësishme, kjo është e madhe,” tha kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel.“Rusët po kryenin gjuajtje masive por pa arritur domosdoshmërisht efekt ushtarak”, tha ai.
Por ukrainasit po përdornin teknika shumë më të mira artilerie dhe duke bërë një luftë shumë efektive taktikisht me zjarre dhe manovra.
Ai tha gjithashtu se raportet në media se 100 ushtarë ukrainas po vdisnin çdo ditë, me 100-300 të tjerë të plagosur, ishin në bazë të vlerësimeve të SHBA.