LAJME

Sheholli: Veshja e Radoiçiqit si e Zelenskyt, kishte mesazh kinse veriu është në prag lufte

Drejtori i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka folur për paraqitjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, nga veriu i vendit ndonëse ai është i kërkuar nga policia.

Për Shehollin, veshja e Radioçiqit korrespondon me atë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që sipas tij, edhe me këtë ai dërgon një mesazh se veriu është në një prag lufte.

Sipas tij, paraqitja e Radoçiqit nga veriu i vendit lë përshtypje te asaj që ai dërgon mesazh se është udhëheqës i serbëve të Kosovës dhe, sipas tij, si i tillë, të gjithë serbët duhet t’i nënshtrohen mendimit të tij.

Tutje, Sheholli tha se paraqitja e tij nga veriu paraqet sfidë të jashtëzakonshme për të gjitha organet e sigurisë në Kosovë, pasi siç dihet, Radoiçiq është nën hetime dhe ka aktakuzë prej organeve të sigurisë së Kosovës.

“Ajo që lë përshtypje është që Radoiciq me këtë fjalim që ka përmbajtje nacionaliste, dëshiron që popullit serb në Kosovë t’i çoj mesazh se Kosova po përgatit diçka dhe për këtë arsye ai është kthyer në Kosovë”.

“Ky nuk është kërcënim vetëm ndaj serbëve që nuk janë të dëgjueshëm ndaj LS-së, por është kërcënim sepse ai në fjalimin e tij thotë se “i përshëndeti serbët e mi të veriut” dhe pastaj thotë “po iu drejtohem edhe atyre”, duke menduar jo vetëm në shqiptarë, por edhe në bashkësinë ndërkombëtare sepse siç e dimë të gjithë ai është në listën e zezë amerikane”, është shprehur Sheholli në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, sipas Shehollit, menjëherë pas publikimit të videos së Radioçiqit nga veriu i vendit, sot më shumë se 20 mijë serbë të Kosovës e kanë përshëndetur deklarimin e tij përmes rrjeteve sociale, ndonëse fjalimi i tij, siç thotë ai, ka konotacion të tensionimit të situatës.

“Pra, në konceptin e asaj që ai është udhëheqës i serbëve të Kosovës, këtu dilemë s’ka sepse e ka fuqinë e jashtëzakonshme. Fjalimin e fillon ai “terrori i serbëve po fillon”. Natyrisht që kjo deklaratë e ka konotacionin e tensionimit të një situate në veri të vendit, sepse njeriu normal kur e sheh këtë e sheh si kërcënim në rrethanën e veriut”, është shprehur Sheholli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago