FOTO&VIDEO

Shehu: Shqiptarët e kanë fenë e ndërgjegjes

Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Lulzim Shehu, deklaroi se përçarjet mes besimtarëve në Kosovë kanë lindur që në kohën gjatë Perandorisë Osmane dhe e kanë përcjell deri në kohën e pushtetit serb.

Ai deklaroi të mërkurën në “Sonte me Rronin” se shqiptarët i kanë ruajtur traditat e besimit të tyre me sakrifica të mëdha, derisa për tarikatet tha se janë të ndryshme, dhe të gjitha e kanë synim rrugën drejt Zotit.

“I kemi ruajtur traditat tona, me sakrifica të mëdha. I kemi besimtarët dhe bashkësitë tona. Ndarja mes teqeve dhe hoxhallarëve është e vonshme nga pushtetet. Ne nuk jemi liderë, ne jemi udhëzues. Tarikatet janë të ndryshme, e kanë një zanafillë. Ka tarikate që i kanë disa disiplina më të shquara. Tarikatet janë rrugë për të shkuar te Zoti. Obligimet fetare i kemi të njëjta, por veshjet i kemi të ndryshme”, tha Shehu.

Sipas tij, në Kosovë janë 9 tarikate, mirëpo kanë qenë edhe disa që janë zhdukur me kohë. Aktualisht, koncentrimi më i madh i tarikateve në Kosovë është në rajonin e Dukagjinit.

“I kemi mbi 200 objekte fetare, 400 njerëz që e mbajnë jetën tarikatore. Ne e kemi fenë e ndërgjegjes. Fetë lindore nuk janë të ndërgjegjes. Fjala ‘Muhamed’ në lutjet tona e ka kuptimin e sistemit të vlerave. Ne duhet ta ruajmë atë. Kuptimi i fjalës ‘Muhamed’ ka qenë ai vetë (profeti v.j.), por në kohërat e sotme është sistem i vlerave mbi të cilat është i njohur si lavd i Zotit. Muhamedi është një person historik, por ai ka kaluar”.

Shehu deklaroi se shteti demokratik është realizim i vizionit profetik.

“Ne e kemi fenë e ndërgjegjes. Fetë lindore nuk janë të ndërgjegjes. Të paktën 50 herë në ditë duhet të ndërgjegjësohemi, që të mos na kaplojë urrejtja. Zoti është ndërgjegjja absolute. Të dëmtuarit janë ata që urrejnë”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

21 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

1 ditë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

1 ditë ago