Shejë e Zotit!? Meteoriti gjigand kalon pranë Tokës, shkencëtarët habiten nga forma…si maskë

Të “mbytur” prej vitesh nga lajme të ndryshme, shkencore por më së shumti thjesht sensacionaliste, mbi një impakt shkatërrimtar të një meteoriti me sipërfaqen e planetit, opinioni publik gjendet përballë një fatkeqësie reale në nivel global, pandemia e koronavirusit.

Por edhe pse “sëmundja e shekullit” siç kanë filluar ta quajnë disa, mund të “ngrijë” për një kohë aktivitetet njerëzore, ajo natyrisht nuk ndalon dot mekanizmat e Universit.

Një meteorit i dimensioneve gjigante do të kalojë relativisht afër Tokës, më 29 prill. I quajtur 1998OR2, edhe pse me një diametër prej 1.5 kilometra, ai nuk do të rrezikojë planetin, duke kaluar rreth 6.3 milionë kilometra nga Toka, pak a shumë 16 herë distanca nga Hëna.


Meteoriti në fjalë gjithsesi po monitorohet nga komuniteti shkencor, për të dhënat e vyera që ai mund të japë, dhe ditët e fundit falë teleskopit në një stacion vrojtues të NASA në Puerto Riko është arritur të fiksohet në një fotografi.

Pamja habiti dhe paksa tmerroi hulumtuesit. Pak nga gjendja psikologjike që po përjetojmë në çdo cep të planetit, pak nga ngjashmëria reale, meteoriti duket sikur ka formën e një…maske gjigante, një nga ato që mbajmë kur shkojmë në supermarket ose në vendin e punës për shkak të COVID-19.

Me sa duket, kozmosi ka një sens humori “të zi”, kohët e fundit.