Kompania Shell njoftoi se do të ndalojë të gjitha blerjet e naftës dhe gazit nga Rusia dhe se do tëi mbyllë të gjitha operacionet e tjera në këtë vend.
Me këtë veprim, Shell u bashkohet dhjetëra kompanive që kanë ndërprerë lidhjet me Rusinë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Shell u kritikua këtë fundjavë, pasi bleu një ngarkesë të naftës së papërpunuar ruse me një çmim të zbritur. Shefi i kompanisë, Ben van Beurden pranoi se blerja e naftës ruse ka qenë gabim.
“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se vendimi ynë javën e kaluar, për të blerë një ngarkesë me naftë bruto ruse, nuk ka qenë i duhuri dhe na vjen keq”, tha van Beurden.
Menjëherë pas njoftimit të saj, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, reagoi në Twitter, duke thënë se i është mirënjohës Shell për këtë hap moral dhe të përgjegjshëm.
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…