LAJME

Shembja e urës në Baltimore/ Sinjali nga anija që shmangu një tragjedi më të madhe!

Autoritetet në Baltimore ishin në gjendje ta mbyllnin urën Key për trafikun pak para se anija e mallrave Dali të përplasej me të dhe të shkaktonte shembjen e saj. Ishte një vendim që ka të ngjarë të parandalonte një fatkeqësi edhe më të madhe.

Oficerët nga ura e anijes Dali njoftuan zyrtarët lokalë për një përplasje të mundshme, sipas ABC News, e cila citoi një raport të inteligjencës amerikane.

CNN raportoi se zyrtarëve iu raportua se “anija ka humbur drejtimin” dhe po shkonte me shpejtësi drejt urës. Menjëherë kanë lëvizur për të mbyllur trafikun.

Në audio, një person mund të dëgjohet duke thënë: “Më duhet një nga ju në anën jugore, një në anën veriore, për të kontrollojmë trafikun në urë. Po afrohet një anije që sapo humbi drejtimin e saj, kështu që derisa ta marrim nën kontroll, duhet të ndalojmë të gjithë trafikun.”

Pas shembjes, e cila ndodhi vetëm 90 sekonda më vonë, një person tjetër dëgjohet duke thënë: “Sapo ra e gjithë ura. Filloni, filloni kush mundet… të gjithë. E gjithë ura sapo u shemb…”

“A e dimë se çfarë trafiku është ndërprerë?” tha një person tjetër më vonë.

“Nuk mund të shkoj në anën tjetër, zotëri. Ura është shembur.”, u përgjigj një tjetër.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për pesë persona të cilët mbeten të zhdukur. Ata janë punonjës të ekuipazhit të mirëmbajtjes së rrugës që ndodheshin në urë në momentin e tragjedisë.

Të martën vonë shpëtimtarët gjetën një trup në ujërat e lumit Patapsco. Dy persona të tjerë u nxorën të gjallë. Njëri u shtrua në spital për një kohë të shkurtër, ndonëse i plagosur rëndë dhe tani ka dalë nga spitali dhe i dyti nuk kishte fare lëndime.

Temperatura e detit dhe baticat po i bëjnë më të vështira përpjekjet për të gjetur të zhdukurit. Presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte ndodhur një aksident i tmerrshëm, ndërsa përjashtoi mundësinë e veprimit të qëllimshëm. Ura do të rindërtohet sa më shpejt të jetë e mundur me fonde federale, tha presidenti i vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

11 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

13 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

14 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

15 orë ago