Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në Durrës. I plagosur ka mbetur Ardit Kërtusha, 31-vjeç, ish-kandidat i PS-së për degën e Durrësit, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës.
Një sherr i momentit në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy, përfundoi me përdorimin e armës dhe një të plagosur. I plagosur ka mbetur Ardit Kërtusha, 31-vjeç, ish-kandidat i PS-së për degën e Durrësit, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës.
Përplasja ka ndodhur në lokalin ‘Zins’, në pronësi të këngëtarit të njohur Noizy-t, ndërsa rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.
Sipas policisë, përplasja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.