Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur orët e para të së enjtes në Shkodër. Abc News mëson se në Serreq të Shkodrës është plagosur 27-vjeçari Vasel Koçeku.
Koçeku është plagosur rreth orës 03.30 të mëngjesit tek lagja “Vasil Shanto”, pas një konflikti për motive të dobëta. Për fat të mirë, Koçeku raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.
Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve.
Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.