FOTO&VIDEO

Edhe këtë e bëri: Kadirov vesh mantelin e mjekut dhe ‘i shkrin plumb’ ushtarit të tij

Ramzan Kadyrov, prijësi i çeçenëve të Putinit, gjeti kohë të filmojë veten në Mariupol, duke e vizituar ushtarin e vet të plagosur. Madje solli me vete edhe hajmali të ndryshme, transmeton Gazeta Metro.

Ky lider është shndërruar në objekt talljeje më shumë seç ishte më parë me vallëzimet e tij në Instagram. Tani lajmërohet nga fronti i Ukrainës me xhirime të videove të ndryshme që janë përqeshur për pretendimet e tij.

Tani ai doli edhe me një nga Mariupol ku po vizitonte një ushtar të tijin të plagosur. Ai madje veshi mantelin mbi uniformë gjatë vizitës.

Në xhirim ai shihet me një objekt besëtyti në dorë tek i bie përreth trupit të tij sa ishte i shtrirë në shtrat.

Kadyrov po mjekonte sejmenin e vet Ruslan Geremijev, njeriu që besohet se është përgjegjës për vrasjen e opozitarit rus Boris Nemcov. Geremijev ishte plagosur në betejë me ukrainasit në Mariupol siç e kishte bërë edhe ai të ditur.

Mariupol ishte rrethuar dhe terrorizuar nga forcat ruse mbi dy javë duke i lënë pa ujë e ushqime. Raportohet se mbi 5 mijë civilë janë vrarë nga bombardimet e pamëshirshme të forcave ruse.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago