Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshelit, ka thënë se situata në Afganistan e dëshmon se okupatori duhet të largohet gjithmonë.
Sheshel parashikon që e njëjta situatë do të ndodhë një ditë në territorin e krahinës jugore serbe.
“Ushtria e famshme serbe duhet të kthehet një ditë në Kosovë. Ky është betimi ynë shekullor”, tha Sheshel në programin e mëngjesit të Happy TV.
Ai thotë se tashmë po e imagjinon sesi terroristët shqiptarë do të mblidheshin rreth ambasadës amerikane në Kosovë.
Tutje, Sheshel deklaroi se të gjithë shqiptarët që nuk i kanë ndotur duart nuk kanë nga çfarë të kenë frikë kur të largohen amerikanët, por se ata që kanë kryer krime do të ndëshkohen, shkruan Alo.rs.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…