Ukraina raportohet se ka lëshuar deri në 12 raketa britanike Storm Shadow në Kursk të Rusisë.
Raketat britanike po godasin objektet dhe strehimoret e ushtarëve rusë dhe koreano-veriorë në rajonin e Kurskut.
Tashmë janë shfaqur pamjet e para të sulmeve me raketa në atë që besohet të jetë një qendër komanduese nëntokësore e forcave të armatosura ruse e fshehur nën pronën Maryino në rajonin e Kurskut.
Theksojmë se përmes raketave, ukrainasit kanë goditur edhe një bunker presidencial rus, të cilin e ka shfrytëzuar Vladimir Putin.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë leje Ukrainës që të shfrytëzojë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat brenda Rusisë.
Ky zhvillim vjen pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta lejuar Ukrainën të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS kundër Rusisë, një lëvizje që Uashingtoni e kishte shmangur për gati 33 muaj lufte.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…