Para Fakultetit të Shkencave Politike (FPN) në Beograd, janë shfaqur postera me shkrimin “Tradhtar” dhe stema e UÇK-së, ndërsa në foto shfaqen profesorët e këtij fakulteti.
Posterat shfaqin personazhet e Stefan Surliqit, i cili punon si asistent profesor në FPN, profesor i asociuar Marko Vekoviq dhe asistent profesor Jelena Lonçar.
Për kujtesë, FPN-ja njoftoi të mërkurën se është anuluar takimi i profesorëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit dhe Fakultetit Filozofik nga Prishtina, i cili ishte caktuar për më 16 mars në FPN.
Këtë e ka bërë të ditur fakulteti përmes një njoftimi zyrtar.