Protestat që kanë shpërthyer në SHBA pas vdekjes së George Floyd, shpejtë janë shndërruar në plaçkitje dhe vandalizëm, ku në mbi 20 qytete është shpallur ora policore kurse nëpër rrugë ka dalë për të patrulluar Garda Kombëtare.
Cak ishin lokalet me gardërobë luksoze, restorantet dhe supermarketet. E disa qytetarët janë detyruar që vetë t’i mbrojnë lokale e tyre nga sulmet, siç edhe kanë bërë pronarët e një furre në Cleveland, transmeton Telegrafi.
Më së shumti e kanë pësuar pronarët e një lokali në Los Angeles, të cilët duke dashur të mbrojnë pronën e tyre janë shfaqur me armë zjarri dhe hanxharë, por u arrestuan nga policia duke menduar se janë hajna.
U deshën të kalojnë disa orë që të zbulohet kush janë që të lirohen. E në Scotsdale huliganët janë futur në një argjendari, por brenda hasën në një grup të personave të armatosur deri në dhëmbë.
“Nuk jemi këtu për të lënduar dikë. Kur pamë se si u shkatërrua lokali i Apple, deshëm ta mbrojmë lokalin tonë. Këto nuk janë protesta, por krim”, ka deklaruar djali i pronarit të argjendarisë
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…