Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar një video të filmuar nga ajri, që tregon objektin e godit me predha brenda të cilin ishin fshehur dhjetëra ushtarë.
Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ushtarët rusë po shfrytëzonin një objekt pranë shtëpive të civilëve në Ukrainë, duke menduar se ukrainasit nuk do t’i vërejnë se janë ushtarë të Putinit.
Ata janë vëzhguar për disa orë me dronë nga Kievi dhe pas marrjes së koordinatave, janë sulmuar me predha – duke bërë që i tërë objekti të hidhet në erë.
Dhjetëra ushtarë rusë shihen duke hyrë në këtë objekt, ku më pas shihet shpërthimi i fuqishëm që shkatërron tërë objektin.
Nuk dihet numri i saktë i ushtarëve rusë që janë vrarë në këtë sulm, por gjykuar nga pamjet shihen dhjetëra prej tyre duke u futur brenda objektit të bombarduar.