KRYESORE

Shifra ngushëlluese në Itali, numri i të shëruarve ia kalon atij të rasteve të reja

Vijon përmirësimi i situatës së koronavirusit në Itali. Sipas Mbrojtjes Civile Italiane, numri i rasteve të reja me Covid-19 është më i vogël sesa ai i të shëruarve.

2646 janë rastet e reja, ndërsa 3033 janë personat e shëruar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në Itali janë regjistruar 474 viktima në 24 orë.

Që prej nisjes së pandemisë, në shtetin fqinj janë infektuar me koronavirus mbi 189 000 persona. Në total janë testuar më shumë se 1 milionë italianë.

Transporti është një fushë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetarëve. Qeveria italiane ka përgatitur një plan se si mund të bashkëjetohet me pandeminë koronavirus dhe të mos pengohet lëvizja e lirë. Në bazë të udhëzimeve për fazën e dytë, nuk do të ketë kontrollim të biletave të trenave, ndërsa udhëtarët në avion do të jenë të detyruar të mbajnë doreza dhe maska mbrojtëse.

Gjithashtu, do të ketë matje të temperaturës së pasagjerëve në nisje dhe mbërritje. Natyrisht do të ketë dhe dezinfektim të vazhdueshëm të hapësirave në avionë dhe për në stacionet e trenave apo metrove.

Biletat e printuara do të eleminohen, për t’iu lënë vendin atyre dixhitale. Një ndër udhëzimet që po shkakton polemika është ajo e distancimit social. Kompanitë e fluturimeve po kundërshtojnë me forcë lënien e vendeve bosh në avionë, duke theksuar se në këtë mënyrë nuk justifikohet kostoja e udhëtimeve. Por, mosrespektimi i masave të reja mund të çojë deri në pezullimin e sistemit të transportit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago