KRYESORE

Shifra shokuese: Lufta në Ukrainë i kushtoi Rusisë me 315 mijë viktima

Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane ka zbuluar se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë me 315.000 trupa të vdekur dhe plagosur, apo mbi 80 për qind e trupave që i kishte kur e nisi konfliktin, ka thënë një burim brenda inteligjencës të martën.

Raporti, po ashtu, vlerësoi se humbjet e Moskës në personel dhe automjete të blinduara në luftë me ushtrinë ukrainase e kanë kthyer 18 vjet mbrapa modernizimin e ushtrisë ruse, sipas burimit.

Ambasada e Rusisë dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Reutersit për koment.

Zyrtarët rusë kanë thënë se Perëndimi e zmadhon numrin e trupave ruse të vrara në luftë në vlerësimet e veta dhe se, pothuajse gjithmonë, i zvogëlon humbjet e Ukrainës në këtë luftë – për ta cilat zyrtarët rusë thonë se janë të mëdha.

Burimi tha se raporti i deklasifikuar së fundmi i inteligjencës amerikane vlerësoi se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022 me 360.000 trupa.

Prej atëherë, sipas raportit, 315.000 trupa ruse, apo rreth 87% të numrit të përgjithshëm me të cilin e nisi luftën, janë vrarë apo plagosur, tha burimi.

Humbjet e mëdha, sipas burimit, janë arsyeja pse Rusia është detyruar t’i lehtësojë standardet e rekrutimit dhe t’i thërrasë në ushtri të dënuarit me burg dhe civilët e moshuar për të luftuar në Ukrainë.

“Shkalla e humbjeve e ka detyruar Rusinë të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për ta ruajtur aftësinë për të luftuar. Rusia shpalli një mobilizim prej 300.000 trupave në fund të vitit 2022, dhe i ka lehtësuar standardet për ta mundësuar rekrutimin e të dënuarve dhe civilëve të moshuar”, gjeti raporti, sipas burimit.

Ushtrisë ruse i kanë mbetur vetëm 1.300 automjete të blinduara në fushëbetejë dhe tani i duhet t’i përforcojë forcat ushtarake me tanke T62 të prodhuara në vitet ’70, theksoi burimi./REL/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

SHBA-ja bombardon ishullin Kharg të Iranit

Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

13 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

17 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

20 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

21 orë ago